Ekonomi
Rriten eksportet shqiptare drejt Kosovës
Megjithëse, taksa u vendos në dhjetëditëshin e fundit të muajit nëntor, duket se ajo ka dhënë efekte të dukshme në bilancin e tregtisë mes dy vendeve
Eksportet shqiptare drejt Kosovës në muajin nëntor u rritën me 35%. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, muaji i parë i aplikimit nga Kosova të taksës doganore 100% mbi produktet serbe është reflektuar në një rritje të ndjeshme të eksporteve shqiptare drejt tregut kosovar.
Ky vendim u mirëprit si një shans i madh nga sipërmarrjet shqiptare dhe sidomos nga industritë prodhuese. Megjithëse, taksa u vendos në dhjetëditëshin e fundit të muajit nëntor, duket se ajo ka dhënë efekte të dukshme në bilancin e tregtisë mes dy vendeve.
Për Shqipërinë, viti 2018 po shkon drejt mbylljes me një bilanc tregtar më të mirë se viti i kaluar. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për nëntorin deficiti tregtar i vendit ra sërish dhe deri tani, për vitin 2018 deficiti tregtar ka rënë me 7.5% krahasuar me vitin 2017.
Eksportet shqiptare u rritën edhe për nëntorin, ndonëse rritja ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me muajt e mëparshëm. Sipas Instat, eksportet shqiptare u rritën me afërsisht 7%, transmeton ‘Scan’.
Për 11 muaj, eksportet kishin vlerën e 289 miliardë lekëve, në rritje me 15% krahasuar me vitin e kaluar. Paralelisht, për këtë vit importet janë rritur me më pak se 3%, çka edhe rrjedhimisht shpjegon përmirësimin e ndjeshëm të bilancit tregtar, përcjell albinfo.ch.
Për muajin nëntor eksportet u dominuan sërish nga grupi tekstile dhe këpucë, që ishte sërish kontribuuesi kryesor në rritjen e eksporteve. Në 11 muaj, Shqipëria ka eksportuar mallra të këtij grupi në vlerën e 115 miliardë lekëve ose 40% e gjithë vlerës së eksporteve shqiptare.
Në rënie për nëntorin ishte grupi i dytë më i rëndësishëm, ai që përfshin mineralet, lëndën djegëse dhe energjinë.
Kjo besohet të ketë ardhur nga ndërprerja e eksporteve të energjisë, që sidomos në pjesën e parë të vitit kishin dhënë një kontribut të madh në rritjen e eksporteve.
Ndryshimi i situatës energjetike në vend është reflektuar edhe tek shifrat e importeve. Për grupin “minerale, lëndë djegëse, energji” importet u rritën me 32% gjatë muajit nëntor. Megjithatë, grupi që kryeson importet për këtë vit ngelet ai mallrave kapitale. Për 11 muaj, Shqipëria ka importuar mbi 1 miliard euro makineri dhe pajisje, çka tregon një ecuri të lartë të investimeve edhe për këtë vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës Për pak orë 120 aksidente trafiku në kantonin St. Gallen ...
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”