Integrimi
Shqiptarit ia heqin gabimisht veshkën e shëndoshë
Gjatë operacionit, mjekët përveç shpretkës ia kishin heqë edhe një pjesë të pankreasit dhe veshkën e majtë, e vetmja e shëndoshë. Mjeku u dënua me 10 muaj burg
Në repartin e Kirurgjisë të spitalit Cairo Montenotte të Savonës në Itali, një shqiptar 45 vjeçar, B. Meta iu kishte nënshtrua një operacioni për heqjen e shpretkës. Por, gjatë operacionit, kirurgu Andrea Piçardo, ia kishte hekë gabimisht edhe veshkën e vetme të shëndoshë, duk e bërë shqiptarin për dializë.
Pas këtij gabimi, B.Meta e kishte paditur në Gjykatë kirurgun Piçardo, i cili edhe ishte drejtor i Kirurgjisë. Shqiptari kishte ardhur pranë familjarëve të tij, të cilët prej vitesh jetojnë në Savona, për t’u kuruar nga sëmundja e shpretkës.
Duket se gjatë operacionit, mjekët kishin parë të arsyeshme, që përveç shpretkës t’i hiqnin edhe një pjesë të pankreasit dhe veshkën e majtë, duke e lënë vetëm me veshkën e djathtë, prej vitesh e atrofizuar.
Meta u detyrua kështu të mbijetojë me dializë për nëntë muaj derisa iu transplantua një veshkë. Mirëpo ai nuk u ndal me kaq.
Siç raporton TCH, Meta paditi kirurgun për trajtim joadekuat, dhe si rezultat një gjykatë në Itali e dënoi Piçardon me 10 muaj burg për akuzën e “lëndimeve shumë të rënda fizike”.
Pas operacionit të Metës, spitali mori masa dhe e hoqi mjekun Piçardo nga puna dhe për këtë fakt kirurgu paditi spitalin në gjykatën civile. Në tetorin e shkuar, gjykata i dha të drejtë spitalit, sepse, sipas saj, Piçardo kishte bërë një “gabim të pafalshëm”, madje i kishte shkaktuar spitalit një dëmtim imazhi.
Piçardi kërkoi të gjykohej me gjyq të përshpejtuar duke ulur kështu me një të tretën dënimin e parashikuar nga vepra penale për të cilën u akuzua. Më pas vazhdoi gjyqi penal, ku doktorit iu konfirmua dënimi prej 10 muajsh.
Meqë doktori nuk kishte pasur dënime të tjera gjykata i dha pezullim me kusht të dënimit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës