Shkurt.ch
Gjyshja 84 vjeçare fiton 590 milionë në loto
Ky është fitimi më i madh në historinë e SHBA-së, i realizuar nga një person i vetëm
Duke fituar 590 milionë dollarë, një plakë 84 vjeçare nga Florida e SHBA-së ka thyer të gjithë rekordet e fitimeve në historinë e lotarisë ameriane, bëjnë të ditur mediet e atjeshme. Bëhet fjalë për jackpotin e kompanisë së lotarisë Powerball, të cilin gruaja e moshuar e ka qëlluar dy javë më parë por që është identifikuar vetëm tash. Ajo e kishte plotësuar biletën e lotos në një kiosk në qytetin Tampa.
Ky është fitimi më i madh në historinë e SHBA-së, i realizuar nga një person i vetëm. Ndërsa, fitimi më i madh i ndarë ndonjëherë nga ndonjë lotari amerikane ka qenë ai i marsit të vitiit 2012 që peshonte 658 milionë dollarë, por atë është dashur ta ndanin tre persona, që i kishin qëlluar numrat
Fituesja nuk ka pranuar të merrte pjesë në konferencën për medie që e ka mbajtur kompania e lotarisë dhe, përmes një shkrese, ka lutur gazetarët që të mos ia cënojnë sferën private.
Pas heqjes së taksave, fitueses do t`i mbeten 370 milionë dollarë neto
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave