Shkurt.ch
Qelia shumë e vogël, i burgosuri kërkon dëmshpërblim
Avokatja kërkon në emrin e të burgosurit, dëmshpërblim prej 17.000 frangash; nga 100 franga për çdo ditë të vuajtjes së dënimit
Një kërkese të një personi që po vuan dënimin në burgun Champ-Dollon të Gjenevës i është bërë jehonë e madhe në mediet zvicerane. I burgosuri ka paditur burgun për hapësirën shumë të vogël që i është lënë në dispozicion dhe për këtë ka kërkuar dëmshpërblim.
Avokatja e të burgosurit ka lexuar regulloret ku shkruan se hapësira minimale e lejuar për një të burgosur është 4 metra katrorë. Ndërsa ajo ka gjetur se klienti i saj jeton në një qeli që mezi ka 3.84 metra katrorë, shkruan gazeta „Le Temps“ e të mërkurës. Për këtë arsye, avokatja kërkon në emrin e të burgosurit që është dënuar për vjedhje, një dëmshpërblim prej 17.000 frangash. Kjo shumë ka dalë pasi që ajo ka llogaritur nga 100 franga për çdo ditë që klienti i saj ka kaluar në burg.
Avokatja nuk ka pasur sukses të bindte autoritetet që ta lironin të burgosurin. Në kërkesën e saj ajo i ishte referuar trajtimit jo dinjitoz që ai kishte në atë burg. E njëjta avokate ka kërkuar po ashtu edhe lirimin e një të burgosur tjetër në Champ-Dollon, i cili detyrohet të flejë në dysheme.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave