Integrimi

Fidan Bejta, “Hero i Vitit 2018” në Suedi

Shqiptari nga Kosova, Fidan Bejta, do të shpallet “Hero i Vitit 2018” në Suedi. 29-vjeçari do të nderohet të mërkurën me titullin “Ëngjëlli mbrojtës”, pasi shpëtoi nga një sulm 20 fëmijë, përcjell albinfo.ch.

Ai kishte shpëtuar fëmijët teksa luanin në një shesh lojërash, kur një grua i ka ndjekur fëmijët, duke tentuar t’i godasë ata.

Bejta është shprehur shumë i kënaqur që do të marrë këtë titull, derisa ka treguar se si ndodhi ngjarja.

Edhe djali i tij ishte në mesin e fëmijëve. Ai pa gruan që i sulmonte fëmijët, dhe pa hezitim shkoi te ajo. Gruaja e gjuan Fidanin me thikë, por shpëton pa pasoja.

Fidan Bejta e ndaloi gruan me thikë në sheshin e lojërave. Kështu ai rrezikoi jetën, duke i shpëtuar fëmijët e tjerë.