Sporte Luftarake

Arnold Gjergjaj sonte në Basel bokson kundër boshnjakut Mirko Tintor

Arnold Gjergjaj sonte në Grand Kasino në Basel të Zvicrës e zhvillon ndeshjen e 34-të në karrierë dhe për kundërshtarë do të ketë boshnjakun 31 vjeçar, Mirko Tintor, njofton Albinfo.ch.

Deri përpara një jave, kundërshtarë i boksierit shqiptar ishte boksieri nga Venezuela, Pedro Martinez, por për shkak se mos dorëzimit në kohë të dokumenteve të nevojshme, lufta me të është anuluar.

“Meqenëse autoritetet e Venezuelës nuk mundën të dorëzonin me kohë dokumentet e nevojshme të udhëtimit nga Pedro Martinez, lufta e planifikuar duhej të anulohej. Si organizatorë, ne jemi të lumtur që kemi gjetur një kundërshtar zëvendësues me Mirko Tintor”, thuhet në përgjigjen e klubit të Arnold Gjergjajt, Arnold BoxFit 4133.

Loja e fundit e boksierit gjakovar ishte në shtatorin e vitit të shkuar, përballë gjeorgjianit Gogita Gorgiladze-s të cilin e fitoi me KO.

Në karrierë Arnold Gjegjaj ka shënuar 31 fitore dhe ka vetëm dy humbje.