Shkurt.ch
Paguan 150 milionë dollarë biletën për në Hënë
Nuk është problem të gjenden klientë që kanë vullnet për të paguar një biletë të tillë, sa është problem të gjenden njerëz të gatshëm që të përgatiten për udhëtimin në Hënë
Firma „Space Adventures“ i ka vënë vetes si objektiv zhvillimin e turizmit në kozmos. Që në vitin 2001 është dërguar turisti i parë me pagesë në ISS (International Space Station). Mirëpo tash, një njeri me pasuri të madhe ka blerë nga kjo firmë edhe biletën për në hënë. Mirëpo, që shkuarja në Hënë të dalë me fitim për firmën, duhet të presë biletën edhe një turist tjetër.
“Ne jemi shumë optimistë se do të ketë treg për fluturime të tilla”, thotë kryetari i firmës “Space Adventures” Tom Shelley. Bileta për në hënë kushton 150 milionë dollarë.
Por nuk është problem të gjenden klientë që kanë vullnet për të paguar një biletë të tillë, sa është problem të gjenden njerëz të gatshëm që të përgatiten për udhëtimin në hënë. Kjo për faktin se përgatitjet e tilla kërkojnë të kesh në dispozicion tre deri katër muaj. Dhe pikërisht milionerët nuk kanë mundësi që t`i lënë bizneset e tyre për një kohë kaq të gjatë “pa zot”.
E-Diaspora
-
Nga 1 janari, Rumania e Bullgaria bëhen pjesë e hapësirës Shengen Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025...
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
Jeta në Zvicër
-
Frangu forcohet më shumë ndaj euros Frangu po vazhdon të forcohet kundrejt euros. Është një lajm i mirë për blerësit kufitarë dhe...
-
Shumë vende pune – përveç në Ticino
-
Të gjithë semaforët e Gjenevës do të ndërrohen
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit
-
Rritja e çmimeve zvogëlon kërkesën në tregun zviceran të banesave