Shkurt.ch
Shitet pulla postale “që nuk ka ekzistuar”
Pulla postale gjermane, kushtuar olimpiadës së mbajtur në Moskë në vitin 1980 është shitur për 53680 franga, edhe pse ajo kurrë nuk ka qenë në qarkullim
Në një ankand të mbajtur në Wil, Zvicër, janë shitur pulla postale me çmime që kalojnë shumëfish vlerën e tyre fillestare. Por rasti më kurioz në këtë ankand ka të bëjë me shitje e një pulle që në fakt „nuk ka ekzistuar”. Pulla postale gjermane, kushtuar olimpiadës së mbajtur në Moskë në vitin 1980 është shitur për 53680 franga, edhe pse ajo kurrë nuk ka qenë në qarkullim.
Rrethanat e krijuara pas sulmit të ish Bashkimit Sovjetik në Afganistan, kishin bërë që Gjermania ashtu si dhe shumë shtete tjera perëndimore të anulonin pjesëmarrjen e tyre në olimpiadën ruse. Për këtë arsye pulla e dizajnuar gjermane kushtuar lojërave olimpike nuk ishte shtypur fare dhe ishte e panjohur për opinionin. Se si ka gjetur rrugën pë në ankand një pullë „joekzistuese” postale shpjegohet me faktin se atë e ka sjellë gruaja e personit që ishte drejtor i postës gjermane në vitin e largët 1980.
Pulla tjera të shtrenjta postale që janë shitur në këtë ankand ka qenë ajo „Bayern Sarre 20 Mark” për të cilën janë dhënë 103 mijë e 700 franga. Pastaj një pullë e vitit 1849 nga kantoni Vaud që në kohëne saj kishte kushtuar vetëm 4 cent tash është shitur për 65880 franga etj.
Të gjitha pullat postale dhe monedhave të shitura në ankandin e mbajtu në Wil kanë mbldhur 9.6 milionë franga.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave