Integrimi
Delegacioni nga Kosova në Gjenevë kërkon të zgjidhet fati i të zhdukurve
Konferenca në Gjenevë: “Të zhdukurit në Kosovë: 20 vite më vonë, ku jemi”
Dje në Gjenevë të Zvicrës është mbajtur një konferencë për të zhdukurit kosovar gjatë luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 e që akoma janë 1650 persona të zhdukur për fatin e të cilëve nuk dihet akoma.
Konferenca është mbajtur pikërisht në ditën ndërkombëtare të të drejtave themelore të njeriut dhe në 70 vjetorin e krijimit të kësaj deklarate.
Tema e kësaj konference ishte “Të zhdukurit në Kosovë: 20 vite më vonë, ku jemi”
Delegacionin nga Kosova e përbënte Jahja Lluka, Drejtor i arkivave për personat e zhdukur dhe këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Arsim Gerxhaliu, Drejtor i përgjithshëm i Institutit të Mjekësisë Ligjore
Ibrahim Makolli, shef i delegacionit të Republikës së Kosovës për dialog me serbët lidhur me të zhdukurit,
Kushtrim Gara, shef i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur.
Në fjalën hyrëse këshilltari i Kryeministrit të Republikës së Kosovës zotit Haradinaj falënderoi pjesëmarrësit dhe foli rreth situatës aktuale për çështjen e të zhdukurve në Kosovë.
Ai tha se qeveria Haradinaj ka vënë në prioritet e e sajë edhe çështjen e të zhdukurve ne dialogun me Serbinë duke thënë se deri tani kjo çështje nuk ishte prioritet i qeverive të kaluara.
Ai para të pranishmëve falënderoi të gjitha vendet e Bashkimit Evropian e edhe Shtetin e Zvicrës për kontributin e dhënë në çështjen e të zhdukurve.
I pyetur nga Albinfo.ch se a ka Qeveria e Republikës së Kosovës informacione se ekzistojnë grupe të organizuara në Kosovë të cilët po manipulojnë me disa nga familjet e personave të zhdukur se të afërmit e tyre gjendën në burgjet e Serbisë dhe si pasojë e kësaj këto familje tash e disa vite refuzojnë kategorikisht të japin mostrat e tyre të gjakut për tu bërë analizat e ADN-së, zoti Lluka u përgjigj se është e vërtetë se janë dhjetëra familje të cilat tash e disa vite refuzojnë kategorikisht të japin mostrat e gjakut por që këto grupe nuk janë vetëm në Kosovë por të njëjtat bashkëpunojnë edhe me grupe të tjera të cilat janë në Serbi.
Ai shtoi se Komisioni qeveritar i të zhdukurve po punon intenzivisht me këto familje që ti bind ata që të japin mostrat e gjakut dhe të lehtësojnë procedurat e identifikimit e dhjetëra mbetjeve mortore.
Ndërsa pyetjes po ashtu të Albinfo.ch se bisedimet me Serbinë tashmë janë pothuajse në përfundim, si ka mundësi që të normalizohen mardhëniet mes Kosovës dhe Serbisë pa u gjetur akoma 1650 persona të zhdukur dhe pa u vendosur në vend amaneti i nënë Nysretes “ma gjeni Albionin” zoti Lluka para se ti kalohej fjala zotit Gerxhaliu u shpreh: “Do të ju them në emër të qeverisë së Kosovës se nuk do të ketë pajtim me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve”
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të mjekësisë ligjore zoti Arsim Gërxhaliu tregoi se tani janë duke punuar edhe në disa lokacione të reja ku mendohet se mund të ketë varreza masive. Ai tregoi për vështirësitë të cilat ai dhe grupi punues kanë hasur, ku kishte raste kur një personit i janë gjetur pjesët e trupit në tri lokacione të ndryshme dhe akoma nuk është i kompletuar!
Në këtë konferencë, zoti Ibrahim Makolli, shef i delegacionit të Republikës së Kosovës për dialog me serbët lidhur me të zhdukurit, tha se me rastet e të zhdukurve, Serbia ka shkelë rëndë konventën për të drejta themelore të njeriut me trajtimin jo human të të zhdukurve dhe mungesën e informacionit për të zhdukurit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje