Kosova
Tahiri: Zyrtarët e korruptuar do të përballen me dënime të larta
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një mesazhi me rastin e nisjes së “Javës kundër Korrupsionit”, ka ritheksuar përkushtimin e tij për të vazhduar jo vetëm në luftimin e korrupsionit, por edhe në masat konkrete për parandalimin e tij.
“Lufta kundër kësaj dukurie, ka qenë një aktivitet i vazhdueshëm një vjeçar i politikave të mia si Ministër i Drejtësisë”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij: “Hartimi nga Ministria e Drejtësisë si dhe miratimi nga Parlamenti i Republikës së Kosovës i Kodit Penal, Ligjit për konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme, Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit si dhe ai për Mbrojtjen e Sinjalizueseve, kanë mundësuar ri-përcaktimin e veprave penale të korrupsionit, keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrjen dhe dhënien e ryshfetit, mashtrimin në detyrë, keqpërdorimin në prokurimin publik, duke i dhënë një përgjigje të fuqishme kërkesave për parandalimin e veprave korruptive në nivelin e ushtrimit të detyrës zyrtare”.
Ai shtoi se zyrtarët e korruptuar do të përballen me dënime të larta, ndërsa pos ndjekjes penale, për këto vepra do të zbatohet edhe konfiskimi i pasurisë.
“Për të pamundësuar abuzimin me detyra zyrtare, kemi punuar edhe në ndalimin njëherë e përgjithmonë të pozitave të shumta dhe përfitimit të shumëfishtë nga ushtrimi i funksioneve nëpër komisione e borde e ndërmarrje të ndryshme”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, beteja politike dhe institucionale kundër kësaj dukurie nuk duhet ta shihet vetëm si thirrje e jashtme për të përmbushur standardet evropiane, por duhet ta kemi prioritet nacional dhe nevoje të brendshme dhe të domosdoshme, për të rrënuar idenë e abuzimit me institucionet publike.
“Zbatimi sa më i efikas i ligjeve të miratuara nga mekanizmat ligj zbatues sot përbën një detyrë primare për shtetin e Kosovës, me synim që të prodhohen efekte sa më të shpejta në këtë përpjekje”, ka thënë Tahiri tutje.
Në fund të fjalës së tij: “Në funksion të këtij qëllimi, Ministria e Drejtësisë ka lansuar edhe agjendën “Drejtësia 2020”, me që rast krijimi i kushteve sa më të domosdoshme për zbatimin e ligjeve të miratuara, do të jetë njëra nga shtyllat kruciale të reformave të gjithanshme institucionale që kemi ndërmarr në sferën e sundimit të ligjit dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës”, tha Tahiri.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve Një bllokim trafiku dhjetë kilometra u formua herët pasdite të së premtes përpara portalit verior Gotthard,...
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?