Kosova
Kosova, notë proteste UNESCO-s për lahutën
Komisioni parlamentar për Arsim në Kuvendin e Kosovës ka vendosur t’i dërgojë notë proteste UNESCO-s për pranimin e lahutës si vegël muzikore të Serbisë. Kryetari i Komisionit, Ismajl Kurteshi, ka propozuar që në emër të Komisionit t’i shkruajnë një letër UNESCO-s për veprimin e Serbisë, e cila e ka regjistruar lahutën si trashëgimi kulturore të saj, shkruan albinfo.ch
Kurteshi ka bërë të ditur se letra do të dërgohet pas datës 13 të këtij muaji dhe se paraprakisht do të konsultohen për informata shtesë me Departamentin për trashëgimi të Ministrisë së Kulturës.
“Meqë është një padrejtësi e madhe, duhet ta marrim përsipër si komision që t’ia drejtojmë një letër UNESCO-s, me të cilën ia bëjmë me dije se kjo është e padrejtë dhe se ka shumë argumente që lahuta të mbetet instrument i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve”, ka thënë Ismaili, ideja e të cilit është përkrahur nga të gjithë.
Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për projektligjin për Arsimin e Lartë në Kosovës. Deputetët thanë se shpresojnë që Lista serbe nuk do të jetë pengesë në miratimin e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?