Kosova
Mbretëresha e bakllavasë
Nënë e pesë fëmijëve, kryefamiljare dhe biznesmene, Fatmire Maliqi, me vendbanim në Ferizaj, ka arritur të punësojë 26 gra dhe është bërë e mirënjohur në sektorin e ëmbëlsirave tradicionale. Specifika e firmës së saj qëndron te fakti që ajo ndan përfitimet e saj me të gjitha punëtoret si dhe një pjesë për institucionet në nevojë.
Në rafte mund të gjeni lloj-lloj bakllavash, të gjitha të punuara me dorë. Siç tregon Fatmirja, ajo është vazhdimisht në kërkim të kombinimeve delikate të shijeve, teksturave, ngjyrave dhe formave për të befasuar shijen e konsumatorit!
Fatmire Maliqi ka arritur të kombinojë njohuritë e saj profesionale për recetat dhe teknikat e prodhimit me mjeshtërinë e gatimit me dorë të trashëguar nga teknikat stërgjyshore. Falë mënyrës së përpunimit të brumit, të hollimit të petëve, mjeshtrisë së pjekjes dhe zierjes së shërbetit, Fatmirja me 26 punëtoret e saj arrin të furnizojë një pjesë të madhe të Kosovës. Në një afat dyvjeçar, ajo synon të punësojë 1000 gra, të cilat janë kryesisht raste sociale.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha