Zhvillim
Kosova inkurajon investitorët e huaj
Ministrja Kusari-Lila tha se Turqia është investitori më i madh për vitin 2012. ajo iu bëri thirrje investitorëve turq që të vijnë në Kosovë
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila i inkurajoi investitorët turq që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Ajo tha se Kosova ofron kushtet të përshtatshme për investime, duke krijuar edhe zona të lira ekonomike.
Këto komente ajo i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me një delegacion të bizneseve dhe të Odës Tregtare nga Mersini, i njohur si një nga qytetet më të mëdha të Turqisë.
Ministrja Kusari-Lila e informoi delegacionin se shkëmbimet tregtare me Turqinë janë në rritje dhe se Turqia është investitori më i madh për vitin 2012.
“Ne kemi vlera të përbashkëta dhe kulturë të ngjashme, të cilat shpresoj të përkthehen në shkëmbim të përvojave dhe rritje të investimeve”, theksoi ajo, raporton “Koha”.
Ministrja Kusari – Lila i inkurajoi përfaqësuesit e bizneseve të gjejnë partnerë lokalë me të cilët mund të bashkëpunojnë. Gjithashtu, duke i informuar për lehtësirat që ofron Kosova për investime si dhe negocimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Turqinë, tha Kosova ka krijuar zona të lira ekonomike.
“Ne jemi duke punuar në krijimin e Zonave të Lira Ekonomike, ku ju mund të shfrytëzoni përparësitë e këtyre zonave për të prodhuar dhe për të eksportuar në vende tjera”, deklaroi ajo.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e bizneseve u shprehën të gatshëm për të investuar në Kosovë. Ata shprehen interesim për sektorët më me potencial që ka Kosova si dhe për procedurat e eksportit, duke qenë se fokusi i tyre ishte prodhimi në Kosovë dhe eksporti në vende tjera.
Kosova ka filluar negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë me Turqinë në shtator të vitit të kaluar, të cilat pritet të fillojnë së zbatuari nga viti i ardhshëm.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?