Lifestyle
Sean Penn xhiron dokumentar për Khashoggin
Aktori i njohur amerikan, Sean Penn, i cili do të përgatitë një dokumentar lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka bërë xhirime përpara Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, ku është kryer vrasja, transmeton albinfo.ch.
Sean Penn ka ardhur para konsullatës në Stamboll me një ekip prej dhjetë personash, në mesin e të cilëve ndodhen edhe roja. Sean Penn xhiroi për një kohë pas barrierave të policisë, kurse më pas kaloi përpara objektit të konsullatës, ku po ashtu bëri xhirime. Aktori i njohur po i vazhdon punimet në rajon së bashku me ekipin e tij.
Khashoggi, gazetar dhe kolumnist saudit për gazetën The Washington Post, u vra pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor. Qeveria saudite ka ofruar sqarime të ndryshme nga njëra-tjetra në lidhje me vrasjen, duke e mohuar atë fillimisht, ndërsa më pas tha se vrasja ishte aksidentale dhe më në fund iu referua asaj si një operacion jashtë komandës.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës