Shkurt.ch
Apple, me 185 mrd. dollarë, firma më e vlerësuar në botë
Pas saj vjen kompania Google, e cila vlen 146 miliardë dollarë , IBM (112.5 miliardë), McDonald (90.3), Coca-Cola (78.4) etj.
Apple, e vlerësuar me 185 miliard dollarë, është marka (brendi) më e çmueshme në gjithë botën. Në këtë përfundim ka ardhur një studim i firmës së specializuar për vlerësimin e brendeve, “Brandz Millward Brown”, i cili i referohet vitit 2013.
Apple, sipas këtij studimi prin me një dieferencë të madhe ndaj të dytit në listë, kompanisë Google, e cila vlen „vetëm“ 146 miliardë. Pas saj vinë IBM (112.5 miliardë), McDonald (90.3) dhe Coca-Cola (78.4).
Emra të rinj firmash, si Gucci, Prada, Yahoo etj. janë bërë pjesë e listës prej 100 markave më të vlerësuara në botë.
Në mesin e të rinjve në këtë shoqëri, më së shumti kanë rritur vlerën kompanitë për prodhimin e birrave. Kështu 10 markat prijëse në industrinë e birrës kanë shënuar një ngritje prej 36 për qind. Kësaj i ka kontribuuar „etja“ e madhe e tregjeve si ai i Kinës dhe Amerikës Latine.
Në nivel të Evropës, sipas Brandz vendin e parë e zë Vodafone me 39.7 miliardë dollarë. Pasojnë SAP (34.4 miliardë), BMW, HSBC, Deutsche Telekom, Luis Vuitton, Zara, Hermes L`Oreal dhe Shell.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave