Integrimi
“Shqiponja dykrenare”, fjala e vitit në Zvicër
"Shqiponja dykrenare" i mposhti termet "marrëveshjen kornizë" dhe "079"
Termi që më së shumti është shqiptuar në Zvicër gjatë këtij viti, është shqiponja dykrenare. Gjesti i formimit të saj nxiti debat të nxehtë gjatë Kupës së Botës, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
“Shqiponja dykrenare” i mposhti termet “marrëveshjen kornizë” dhe “079”.
Fjala që më së shumti është shqiptuar në Zvicrën gjermanofolëse gjatë këtij viti është “shqiponja dykrenare” dhe gesto dell’aqulia (gjest i shqiponjës dykrenare) në Zvicrën ku flitet italishtja. Në të dyja pjesët e vendit, gjesti i dy futbollistëve shqiptarë ka prekur nervin e shoqërisë.
Në fund të qershorit, Përfaqësuesja zvicerane mundi Përfaqësuesen serbe në Kupën Botërore në Rusi; Futbollistët shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, golat e tyre i festuan me gjestin e shqiponjës dykrenare, e cila është vendosur në flamurin e Shqipërisë, informon Albinfo.ch.
Ky gjest, menjëherë shkaktoi debate që e tejkaluan sferën e futbollit: Polarizimi dhe përjashtimi, nacionalizmi dhe besnikëria e shtetasve të dyfishtë, shkruan tutje albinfo.ch.
“Shqiponja dykrenare u zhvendos gjerësisht në vitin 2018 dhe aterroi në jetën e përditshme të Zvicrës; debatet rreth saj do të na mbajnë të preokupojnë edhe për një kohë të gjatë”, thuhet në një deklaratë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara (ZHAw) të enjten, për fjalën e vitit, informon Albinfo.ch. Studiuesit e ZHAw përdorën bazën më të madhe të të dhënave në tekst në Zvicër dhe ndjenjën gjuhësore të jurisë së ekspertëve prej dhjetë personash.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje