Shkurt.ch
Rekord i anijes zvicerane me energji diellore
Anija diellore „MS Tûranor PlanetSolar“ ka thyer rekordin në Atlantik duke lundruar plot 22 ditë
Anija zvicerane, vetëm nga energjia diellore ka lundruar për 22 ditë nga Las Palmas në Spanjë deri në ishullin „St. Martin“ në Karaibe. Lajmin e bëri të ditur Universiteti i Gjenevës, si një nga mbështetësit e këtij lundrimi „diellor“ të anijes zvicerane.
Ekuipazhi tani do të shkojë për në Miami në SHBA.
Atje fillon një ekspeditë tjetër shkencore në qershor përgjatë Rrymës së Golfit. Hulumtuesit synojën të bëjnë 8 000 kilometra udhëtim për të eksperimentuar ndikimin e Rrymës së Golfit mbi klimën.
Kompania e cila ka shpikur dhe zhvilluar „PlanetSolar“ ka selinë e saj në Yverdon (VD). Anija është ndërtuar në Gjermani.
“PlanetSolar” mund të jetë anija e së ardhmes: përdor energjinë diellore, peshon 95 ton, është 31 metra e gjatë e 23 e lartë. Të gjithë fuqinë që i duhet, anija zvicerane e merr nga panelet diellore. Ideja e një mjeti të tillë lundrues, kapitenit Raphael Domjan i erdhi gjatë një udhëtimi rutinë.
Skicimi dhe ndërtimi i anijes kërkoi 4 vjet. Kostoja shkon 12.5 milionë euro në total, ndërsa kapaciteti është 40 pasagjerë maksimumi. Në shtatorin e vitit 2010 anija u nis nga Monako për një udhëtim rreth botës dhe pas 15 muajsh, ndaloi në Abu Dhabi për prezantimin në samitin e energjisë së të ardhmes.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave