Shkurt.ch
Fiton 590.5 milion dollarë në lotari
Sipas faqes në internet të lotarisë Powerball, shansi për të fituar është në përpjetimin 175.2 milion me 1.
Një biletë e llotarisë amerikane Powerball, e blerë diku në Floridë i ka sjellë fat të jashtëzakonshëm blerësit: ai i kishte rrethuar të gjithë numrat që duheshin: 10, 13, 14, 22, 52 dhe numrin plotësues 11. Me këtë ai ka shënuar rezultatin e pabesueshëm, 590.5 milionë dollarë ose rreth 460 milionë euro.
Pak para tërheqjes së numrave fitues, numri i atyre që po blenin biletat po rritej shumë. Ato shiteshin në mënyrë masive nëpër supermarkete, pompa të benzinës, kioska kudo në SHBA. Në rast se nuk do të kishte qëlluar askush numrat e duhur, javën e ardhshme do të grumbullohej një shumë prej afër 1 miliard dollarësh që do të ishte më e madhja në historinë e SHBA-së.
Në lotarinë Powerball duhen qëlluar 5 nga 59 numrat si dhe një numër plotësues nga një kolonë e veçantë prej 35 numrash.
Sipas faqes në internet të kësaj lotarie shansi për të fituar është në përpjetimin 175.2 milion me 1.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave