Sport

Kuqezinjtë e nisin me Turqinë, e përfundojnë me kampionët e botës

Shqipëria e nis në shtëpi ndaj Turqisë, derisa e përfundon kundër Francës në Tiranë

Pas hedhjes së shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2020”, është bërë i ditur edhe kalendari i ndeshjeve shkruan albinfo.ch.

Shqipëria ndodhet në Grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Kuqezinjtë do ta nisin nga shtëpia përballë Turqisë. Një ndeshje që do të përsëritet kjo, shumë shpejt, pasi vitin e shkuar në miqësoren e zhvilluar në Stamboll, skuadra kuqezi fitoi me rezultatin 3:2.

Rrugëtimi do të nisë zyrtarisht më 22 mars 2019, ndërsa do të mbyllet më 17 nëntor 2019, përballë Francës po në Shqipëri.

Grupi H (Shqipëri, Francë, Turqi, Islandë, Moldavi, Andorra)

Ndeshja e parë, 22 Mars 2019: Shqipëri-Turqi

Ndeshja e dytë, 25 Mars 2019: Andorra-Shqipëri

Ndeshja e tretë, 8 Qershor 2019: Islandë-Shqipëri

Ndeshja e katërt, 11 Qershor 2019: Shqipëri-Moldavi

Ndeshja e pestë, 7 Shtator 2019: Francë-Shqipëri

Ndeshja e gjashtë, 10 Shtator 2019: Shqipëri-Islandë

Ndeshja e shtatë, 11 Tetor 2019: Turqi-Shqipëri

Ndeshja e tetë, 14 Tetor 201: Moldavi-Shqipëri

Ndeshja e nëntë, 14 Nëntor 2019: Shqipëri-Andorra

Ndeshja e dhjetë, 19 Nëntor 2019: Shqipëri-Francë