Ekonomi

Rënie rekorde e papunësisë në Gjermani

Papunësia në Gjermani ka rënë në 2,186 milionë persona në muajin nëntor, niveli më i ulët që nga koha kur Agjencia Federale e Punësimit (BA) ka filluar të regjistrojë të dhëna.

“Shkalla e papunësisë ra edhe 0,1 pikë përqindje duke arritur në 4,8%”, ka deklaruar Agjencia Federale e Punësimit.

“Numri i punëkërkuesve ra me 18 000 persona krahasuar me muajin tetor dhe me 182 000 të tillë krahasuar me nëntorin 2017”, ka shtuar tutje kjo agjenci, transmeton “ATSH”.

Numri i të punësuarve në tregun gjerman të punës u rrit në 45,24 milionë persona në nëntor, përcjell albinfo.ch.