Sport
Graniti e “trondit” Instagram-in me shqiponjën dykrenare
Futbollisti shqiptar i Përfaqësueses zvicerane, Granit Xhaka, të mërkurën në Instagram ka postuar një fotografi, ku përsëri e ka formuar shqiponjën me dykrenare. Ithtarët e tij, gjestin e kanë komentuar në mënyra të ndryshme, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch

Së bashku me reperin kosovar Trim Ademi aka Capital T, Granit Xhaka paraqet një fotografi të cilën e ka postuar të mërkurën në llogarinë e tij zyrtare të Instagramit. Në foto mund të shihen që të dy se si e formojnë shqiponjë dykrenare. Në titullin e fotografisë, Graniti e uron Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit: “Urime për të gjithë shqiptarët – kudo që janë, në çdo cep të botës. Shpërndarë, por të bashkuar nga një flamur, gjuhë dhe gjak”.
Brenda një ore, fotografia është pëlqyer dhe komentuar mbi 51’000 herë, njofton më tej Albinfo.ch.
Edhe kritikët e kanë thënë fjalën e tyre. Një përdorues shkruan: “Koleg, ti nuk je serioz. Qysh në Kupën e botës ke pasur probleme për shkak të shqiponjës dykrenare. Sidoqoftë, nuk është keq. Por, mos e bën përsëri në Kupën e Botës”. Të tjerët, gjestin e kanë pranuar me humor. Për shembull: “Dërgoje fillimisht numrin tënd të IBAN-it, pastaj mund të mbledhim përsëri të holla për gjobën tënde”. Një përdorues tjetër gjithashtu ka pyetur përse Xhaka nuk luan për Shqipërinë.
Ndërsa disa të tjerë mendojnë se ai duhet dhe guxon të qëndrojë pranë rrënjëve të tij shqiptare: “Mendoj se është mirë që nuk ke komplekse me shenjën shqiptare, pasi në Zvicër u shkaktua skandal. Ti je shqiptari më i mirë”. Ose: “Nuk të bën pasaporta zviceran, por gjaku. Ai ka gjak shqiptari, por luan për Zvicrën. Kjo nuk do të thotë se ai nuk ka të drejtë të respektojë rrënjët e tij. Një shqiptar i vërtetë nuk i harron rrënjët e tij”. Një tjetër shkruan: “Koleg, ai nuk bën asgjë të keqe. A është e ndaluar të tregosh shqiponja dykrenare? Ai vetëm ka dashur t`i urojë shqiptarët. Nuk ju kuptoj”.
Gjatë verës së kaluar, shqiponja dykrenare u përkujdes për bujë të madhe në Zvicër. Në ndeshjen e Kupës Botërore, Zvicër – Serbi (2: 1), Xhaka e shënoi golin e parë. Ndërsa brohoriste, lojtari me rrënjë shqiptare e bëri shqiponjën dykrenare. Gjesti u vlerësua si një provokim. Ai u gjobit nga FIFA me 10,000 franga.
https://www.instagram.com/p/BquPDHtASyn/
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane Panairi ‘SHE LEADS’ organizohet për herë të parë në Kreuzlingen të Zvicrës, më 15 qershor 2025,...
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
-
Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
Jeta në Zvicër
-
Hyn në fuqi ndalimi i enëve plastike në vende publike në Gjenevë Ndalimi i kantonit për enët e tavolinës të disponueshme në pronën publike hyri në fuqi në...
-
Zvicra prezanton një detyrim raportimi për sulmet kibernetike
-
Ulet shkalla e individëve me borxhe në Zvicër
-
SBB do të operojë me më shumë trena në fundjavën e Pashkëve
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina