Ekonomi
Cilat janë pasojat e Brexit?
Në rast se Anglia nuk arrin të nënshkruajë një marrëveshje, dëmet llogariten deri në 200 miliardë
“Nëse Anglia del nga Bashkimi Evropian pa arritur në një marrëveshje, atëherë ekonomia do të pësojë dëme shkatërruese, ndoshta edhe më fatale se ato të krizës financiare” ky është përfundimi në të cilin ka arritur Banka Qendrore e Anglisë.
Në deklaratën e publikuar, thuhet se Brexit mund të tkurrë ekonominë angleze me 8%.
Midis pasojave renditet rënia e çmimit të shtëpive me një të tretën si dhe zhvlerësimi i funtes me një të katërtën e vlerës.
Probabiliteti për të patur këto pasoja rritet edhe më shumë në kushtet kur pas daljes nga BE, Anglia nuk do kalojë një periudhë tranzicioni, transmeton ‘Scan’.
Analiza e Bankës Qendrore të Anglisë vjen direkt pas analizës së publikuar nga Drejtoria e Thesarit. Raporti 82-faqësh trajtonte katër skenarë të mundshëm. Në të midis të tjerave, theksohej se largimi nga blloku do dëmtojë ekonominë angleze, pavarësisht procesit që do të ndiqet, përcjell albinfo.ch.
Me shumë gjasa, ekonomia do të pësojë një goditje në vlerën 60 miliardë funte deri në 100 miliardë. Ndërsa, në rast se Anglia nuk arrin të nënshkruajë një marrëveshje, dëmet llogariten deri në 200 miliardë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë