Kosova

Mogherini kërkon heqjen e taksës

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Hashim Thaçi, ata kanë diskutuar lidhur me taksën 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Sipas njoftimit, Mogherini dhe Thaçi kanë biseduar për zhvillimet e fundit në kontekst të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan KlanKosova, përcjell Albinfo.ch

Mogherini poashtu ka theksuar se vendimi i qeverisë së Kosovës për të rritur taksën për 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina ndërlikon më shumë situatën dhe nuk sjell ndonjë zgjidhje për problemet e qytetarëve apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen e saj.

Sipas saj kjo është një masë që nuk ndihmon në ndërtimin e  marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe duhet të revokohet, thuhet në deklaratën e publikuar nga Bashkimi Evropian .