Shqipëria përtej bregdetit
Vjosa, kanione dhe gjelbërim përrallor
Lumi i Vjosës dhe natyra përreth Përmetit është një begati e pafund që ja vlen të vizitohet nga të gjithë ata që dëshirojnë pak aventurë jashtë rehatisë së restoranteve të bregdetit
Në fund të shekullit 19, poeti i madh shqiptar Naim Frashëri ishte frymëzuar nga natyra e Shqipërisë dhe në mes tjerash i kishte shkruar këto vargje:
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!
Duke e ditur se Naimi kishte lindur në rajonin e Përmetit mendoj se këto dy vargje të poezisë përshkruajnë këtë vend, Lumin e kulluar të Vjosës, i vetmi në Evropë në rrjedhje të lirë. Harrojini lumenjtë e Gjermanisë, Suedisë e Norvegjisë, Vjosa është lumi i fundit “i egër” i paprekur nga dora e njeriut dhe ndërtimet e digave. Dhe i tillë duhet të mbetet!
Ky lum dhe natyra përrreth Përmetit është një begati e pafund që ja vlen të vizitohet nga të gjithë ata që dëshirojnë pak aventurë jashtë rehatisë së restoranteve të bregdetit, por gjithsesi, shoqëruar me ushqim të mirë.
Osumi dhe Vjosa, dy shtigje ideale për rafting
Rafting në Kanionin e Langaricës ndoshta nuk është aq spektakolar sa ai i Osumit, por ka sharmin dhe bukurinë e vet, ka ujin e kulluar të Vjosës që dryshon nga ngjyrat e Osumit. Përparësia e rafting në këtë lum është se aktiviteti mund të bëhet gati tërë vitin pasi Vjosa ka mjaft ujë, ndërsa në Osum gjatë verës sezoni është i mbyllur.
Banjat termale të Bënjës, gjithnjë të hapura në natyrë mbeten konkurrente me Islandën dhe i shtojnë vlerë rajonit. Është një përjetim i veçantë që në fund të një ecjeje të lodhshme të futeni një një pishinë me ujra termale, në mes të pyllit. Gjithsesi, komforti nuk do të jetë ai i banjave në Evropën perëndimore, por sharmi, 100 për qind.
Malet, më të buta se ato në veri
Ndërsa ecjet janë më të lehta se sa ato në veri të Shqipërisë dhe kalojnë nëpër fshatra të ndërtuar me gurë. Rajoni është mjaft divers dhe multikulturor pasi aty ka popullatë të krishtere ortodokse dhe myslimane. Fermat e kësaj zone të Shqipërisë kanë përparuar shumë falë numrit të madh të mërgimtarëve të kthyer në këtë zonë pas migrimit në Greqine fqinje. Ushqimi është i bazuar në perime dhe mish qengji apo deleje që rritet këtu, si në vargjet e Naimit.
O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!
Vinë posi mblet’ e plotë! I bekoftë Perëndija!
Shërbimet e turizmit gjithnjë ofrohen nga kompani të ndryshme. Për këtë numër ju prezantojmë:
“Rafting-Vjosa Outdoor Sports”
Një organizatë jo qeveritare që ka zgjedhur të diversifikohet nga kompanitë tjera të outdoor. Ne kemi zgjedhur ta dallojmë nga kompanitë tjera, duke bërë të mundur ofrimin e disa paketave turistike të përshtatshme për të gjitha grupmoshat, nga fëmijët deri tek të moshuarit. Informata më të hollësishme gjeni në linkun: http://www.vjosa-adventure.al
Kombinimi më i preferuar i paketës 7 ditore është ky më poshtë:
Dita 1: Rafting në Vjosë
Dita 2 : Ecje në Kanjonin e Langaricës dhe vizitë në Banjat Termale të Bënjës.
Dita 3- 6 : Hiking ne Luginën e Zagorisë (Përshkohen fshatrat: Liman, Hoshtevë, Sheper, Dhëmbel).
Dita 7: Kthimi në qytet; vizite në pikat kulturore dhe në qytetin e vjetër të Përmetit.
Gjurmëve të historisë
Shtegu i përshkuar me ecje, kalon në pika historike dhe kulturore mjaft të rëndësishme dhe të njohura të zonës (Rruga e Ali Pashë Tepelenës, që lidhet me Kalanë e Janinës, Kisha e Leusës, Shtëpia e Andon Zako Çajupit, Kisha e Shën Mërisë etj)
Niveli i hiking: Mesatar (10-12 Km / 6-7 orë çdo ditë).
069 299 36 87
https://www.facebook.com/raftingvjosa/
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve