Shkurt.ch

Pilotët “ia fusin gjumë”, aeroplani në duar të stjuardesave!

Fatin e aeroplanit dhe me këtë, edhe të të gjithë pasagjerëve, këta dy e kishin lënë në duar të dy stjuardesave

Në një aeroplan të kompanisë ajrore Air India, dy pilotë janë rehatuar në pjesën luksoze të aeroplanit (bussiness-Class) për të bërë një sy gjumë ndërkohë që aeroplani vazhdonte të fluturonte. Fatin e aeroplanit dhe me këtë, edhe të të gjithë pasagjerëve, këta dy e kishin lënë në duar të dy stjuardesave.

Por, në momentin kur stjuardesat e kanë fikur autopilotin, vetëm pak është dashur që  të ndodhte një katastrofë me aeroplanin.

Sipas ekspertëve të fluturimit, është e mundur që një person të zëvendësojë për një kohë të shkurtë njërin nga dy pilotët, në rast se ky për pak çaste duhet të dalë nga kabina. Por, në një rast të tillë është e nënkuptueshme që funksionin e tij e merr kopiloti.

Ndërsa, të lihet aeroplani në duar të personave të paaftësuar për këtë profesion, është thjesht aventurë me shumë rrezik.  Kjo edhe pse në kushtet e sofistikimit të madh të fluturimit, pjesa më e madhe e drejtimit të aeroplanit sot, në fakt bëhet në mënyrë të teledirigjuar, nga aeroporti.