Albinfo plus
Zvicër: Flasin mjekët e bashkuar shqiptarë
Albinfo TV sjell intervistat e para me mjekët e kryesisë së Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër. Në intervistë flasin nënkryetari, PD DR. Florim Cuculi, sekretarja Dr. Emine Gashaj dhe Arkatari, Dr. Gazmen Haliti
Nënkryetari i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, kardiologu Florim Cuculi, ka marrë poaqë vota në kuvendin e parë zgjedhor të LMSHZ-së, sa kardiokirurgu, Omer Xhemajli, i cili është zgjedhur kryetar i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër.
Menjëherë pas mbajtjes së Kuvendit të parë të LMSHZ-së, Albinfo.ch ka intervistuar të Dr. Florim Cuculin, i cili ka kërkuar të jemi modest me pritjet, mos të kemi qëllime të mëdha. Ai ka folur për tri detyrat e para që Lidhja duhet të fokusohet për të pasur sukses. Për më tepër ndjekni intervistën me kardiologun shqiptar në spitalin e Lucernit, Florim Cuculi.
Mjekja pediatër në spitalin e fëmijëve në St. Gallen, Dr. Emine Gashaj, ka merita të mëdha në organizimin e mbajtjes së Kuvendit të parë zgjedhor të Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër. Ajo ka dalë nga Kuvendi më e votuara nga mjekët. Në kryesinë e parë të LSHMZ-së Emine Gashaj ka detyrën e sekretarës.
Emine Gashaj: Ky është hapi i parë dhe na pret ende shumë punë. Pres sa më shumë femra të inkuadrohen në Lëvizje të këtilla
Dr. Gazmen Haliti ka detyrën e arkatarit në kryesinë e LMSHZ-së. Ai drejton ordinancën e tij stomatologjike në St. Gallen dhe në kryesinë e LMSHZ-së është zgjedhur si përfaqësuses i stomatologëve të Zvicrës.
Stomatologu Gazmen Haliti:Ka ardhur koha që gjithë këta mjekë më përgatitje akademike ti bashkojnë forcat në të mirë të imazhit të shqiptarëve.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












