Futboll

4 futbollistë shqiptarë në formacionin e javës

Arlind Ajeti, Hekuran Kryeziu, Bastien Toma dhe Shkëlqim Demhasaj ishin në formacionin e javës së 15-të

Edhe në këtë xhiro futbollistët shqiptarë kanë shkëlqyer në Superligën zvicerane.

Gola, asistime dhe vendimtarë për skuadrat e tyre respektive, shkruan albinfo.ch.

Kështu e përditshmja zvicerane ‘Blick’, ka përzgjedhur katër futbollistë shqiptarë në formacionin e javës së 15-të në Superligën zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Në qendër të mbrojtës është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, i cili aktivizohet në Grasshopper. Ai shkëlqeu përballë St. Gallenin në fitoren prej 2:1.

Në mesfushë nuk kishte sesi të mungonte Hekuran Kryeziu, i cili shënoi dy gola për Zurichun në barazimin 3:3 kundër Xamaxit.

Përkrah tij në mesfushë është futbollisti tjetër shqiptar, Bastien Toma, vetëm 19-vjeçar, i cili shënoi një gol të bukur për Sionin në fitoren 2:1 ndaj Thunit.

Në sulm është Shkëlqim Demhasaj, i cili ishte ndër lojtarët më të mirë të Luzernit ndaj Baselit në barazimin 1:1.