Gruaja
Anita Mustafa diskualifikohet nga gara “Miss Zvicra 2013”
Dorina Podrimja dhe Heidi Lushtaku janë dy shqiptaret e tjera që do të vazhdojnë të konkurrojnë për kurorën e Mis Zvicrës
Në evenimentin e parë televiziv “Mis Zvicra 2013” në Sat.1 të dielën është diskualifikuar nga gara kandidatja shqiptare me origjinë nga Kosova, Anita Mustafa.
Për bukuroshen shqiptare nga Renens i Vaudit ishte një vendim i papritur nga juria. Bashkë me gjimnazisten shqiptare ishin të nominuara edhe kandidatja Letizia Rebozzi (17) dhe Ilena Fattori (21).
Anita është ende e re dhe nuk ka arritur të përmbushë pritjet e jurisë, është thënë në arsyetimin e jurisë së spektaklit.
Juria e evenimentit “Mis Zvicra 2013” në përbërje Christa Rigozzi, Nadine Vinzens dhe Fiona Hefti duhet ta dërgojnë në shtëpi çdo javë nga një konkurrente për “Mis Zvicra 2013”.
Deri në finale për çdo javë do të organizohet nga një spektakël televiziv në kanalin Sat.1 të Zvicrës.
Anita ishte befasuar me vendimin kaq të hershëm për të përfunduar garën.
“Tani unë do t‘i kthehem gjimnazit dhe praktikës me fëmijët me aftësi të kufizuara. Unë jam shumë e vogël për modele”, thotë bukuroshja shqiptare nga pjesa frankofone e Zvicrës.
Sido që të jetë, Dorina Podrimja dhe Heidi Lushtaku janë dy shqiptaret e tjera që do të vazhdojnë të konkurrojnë për kurorën e Mis Zvicrës
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave