Shqipëria
Policia greke vret një shqiptar në kufirin e gjelbër
Një shqiptar u vra pasditen e së enjtes nga policia greke në vendin e quajtur Visina, në zonën e Janinës.
Sipas burimeve nga vendngjarja, rreth orës 18.30, policia kishte ngritur një kurth për kapjen e trafikantëve të cilët kishin magazinuar më shumë se 100 kg kanabis, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Në kohën që tre persona të dyshuar mbërritën në zonë dhe po përgatisnin transportin, ndërhynë forcat policore. Sapo kuptuan se ndodheshin nën ndjekjen e policisë, trafikantët hapën zjarr me automatikë, duke plagosur lehtë një polic, i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e rendit u përgjigjën duke lënë të vdekur në vend një prej trafikantëve, ndërsa dy të tjerët mundën të largohen dhe po kërkohen prej forcave të rendit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik