Lifestyle
Pse filmi për të drejtat e homoseksualëve “Martesa”, ka shokuar edhe vetë realizuesen e tij
Blerta Zeqiri, skenaristja dhe regjisorja e filmit ‘Martesa‘, ka folur për revistën “TheWrap”. Ajo ka thënë se duhej të ishte e kujdesshme për të bërë një film mbi tolerancën në një shoqëri intolerante, mirëpo reagimi për filmin doli të jetë jashtë pritshmërive të saj.
“Martesa”, një film i cili flet për një trekëndësh dashurie mes një çifti në prag martese dhe rikthimi i të dashurit homoseksual të dhëndrit në Kosovë, i cili nxit ndjenjat e vjetra.
Filmi është hyrja e Kosovës këtë vit në garën e çmimeve Oscar për filmin më të mirë në gjuhët e huaja.
Në intervistën e dhënë për “The Wrap”, Zeqiri ka thënë se i janë nevojitur shumë vjet për të shkruar skenarin e filmit, gjithashtu ajo ka thënë se ka qenë dëshira e saj të bëjë filmin me improvizime, por askush nuk u ka dhënë para për këtë.
Sipas Zeqirit, filmi është bërë mbi arsyen se të gjithë kanë të drejtë të duan dhe se e gjithë ideja kishte nisur kur një shoqe e regjisores kishte kuptuar se bashkëshorti i saj ishte homoseksual.
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se duhej të ishin shumë të kujdesshëm gjatë kohës së realizimit, si dhe pothuajse deri në promovimin e parë të filmit është mbajtur e fshehtë përmbajtja e tij. Gjithashtu Blerta u është shumë mirënjohëse aktorëve, sepse ata po sakrifikonin shumë, për faktin se ky film është realizuar në Kosovë.
Ajo ka thënë se pas lansimit, kanë qenë të përgatitur nëse dikush i kërcënon, mirëpo asnjëra nga këto nuk ka ndodhur. Filmi ka marrë komente shumë të mira dhe është pëlqyer edhe nga njerëz që nuk i përkrahin të drejtat e homoseksualëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës