Jeta në Zvicër
Fushatë me minaret për të zgjuar interesimin e zviceranëve
Minaret mund të mos jenë të domosdoshme për xhaminë, por ato janë të domosdoshme për demokracinë e një shoqërie multikonfesionale!
Të nderuar lexues, në fotografinë ngjitur me shkrimin që po lexoni, jeni duke parë një minaret, me pak tekst në gjuhën gjermane. Është një reklamë, e cila ka kushtuar jo më pak se 160 000 franga, e cila këto ditë është botuar në kopertinën e gazetës më të lexuar në Zvicër.
Është një reklamë e paguar nga Partia popullore SVP, e cila përmes saj synon të zgjojë interesin e votuesve zviceranë, për të votuar pro kësaj iniciative.
Në reklamën që po shihni, në mënyrë tendencioze thuhet: “A duhet të heqin gjyqtarët turq ndalesën për ndërtimin e minareve? Nëse nuk e dëshiron këtë, atëherë voto „Po“ për nismën e vetëvendosjes“.
Nuk është aspak reale ajo që thuhet në atë pamflet, megjithatë duhet të mësojmë se politika nuk është dyqan, ku njerëzit blejnë moralin, e as matematikë ku nuk ka vend për germën „a“.
Gjyqtarët turq as që kanë të drejtë juridike për të bërë ose kërkuar një gjë të atillë, e megjithatë jehona e saj me siguri që ka dhënë rezultatin e vet. Besoj që e dini se në Zvicër që para disa vjetësh me një iniciativë të ngjashme popullore, është ndaluar ndërtimi i minareve.
Ju mund të thoni minaret nuk janë të domosdoshme për xhaminë, por unë them që ato janë më të domosdoshme për demokracinë e një vendi siç është Zvicra, se sa për vetë xhamitë.
Megjithatë, tani për tani, puna e minareve është një e kaluar, një histori prej së cilës duhej të mësonim që të gjithë ne që jetojmë në Zvicër dhe mendojmë për ardhmërinë e këtij shteti.
E kam thënë edhe më herët, se inicimi i kësaj iniciative popullore s’ka të bëjë aspak me ndalesën e minareve, por bëhet fjalë për ndalesa të tjera ose aktvendime që mund të pasojnë si në rrafshin shoqëror, ashtu edhe në atë privat dhe pamundësia juridike për të kërkuar të drejtën e një çështjeje të caktuar jashtë kufjive të shtetit zviceran, nëpër gjykatat ndërkombëtare.
Unë nuk kam paragjykime mbi punën e gjyqësorit në vend, por megjithatë një dritare më tepër në fushën e drejtësisë do t’i bënte mirë çdo qytetari që jeton në këtë shtet. Një dritare më tepër, është një mundësi më shumë për çdo banor që jeton në shtetin helvetik.
Vota kundër iniciativës do të thotë një votë më tepër pro demokracisë dhe lirisë në vendin e Alpeve të lashta.
Irfan Agushi
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave