Shëndetësi
Mjeku shqiptar vlerësohet me çmimin e karrierës në Kanada
Mjeku shqiptar Dr.Lulzim Rrafshi është vlerësuar nga Kolegji Kanadez i Mjekëve të Familjes me çmimin e karrierës.
Në Kanada , mjeku shqiptar u nderua në Forumin e Mjekësisë 2018 të zhvilluar nga 13 deri më 17 nëntor në Metro Convention Centre në Toronto, Kanada.
Në këtë forum Dr. Lulzim Rrafshi është nderuar me çmim karriere për “angazhimin dhe kontributin e veçantë dhe me përkushtim ndaj komunitetit dhe kolegëve”.
Ky vlerësim u akordohet mjekëve me së paku 10 vjet shërbim, të cilët e ushtrojnë profesionin me korrektësi, në përputhje me rregullat e certifikimit të disiplinës përkatëse.
Doktor Lulzim Rrafshi, me origjinë nga Prishtina, ka studiuar fillimisht mjekësinë në Rumani, kurse në kohën e luftës në Kosovë, më 1999, ai ka emigruar bashkë me familjen në Kanada. Prej vitit 2005 ai është i licensuar në Kanada në fushën e mjekësisë familjare. Aktualisht është anëtar i Kolegjit të Mjekëve të Ontarios dhe profesionin e mjekut er ushtron në Londër të Ontarios, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka shprehur kënaqësinë që mjeku shqiptar është nderuar për punën e tij profesionale.
“Dr.Lulzim Rrafshi është vlerësuar për kontributin e veçantë që ka dhënë për më shumë se dhjetë vite ndaj komunitetit dhe kolegëve”, ka shkruar Majko në Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji Në një ceremoni homazhi në Gjenevë, të përgatitur nga familja dhe miqtë e dashamirët e tij,...
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
Jeta në Zvicër
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel Pasi Interlaken në Bernese, Oberland vendosi të mos presë edicionin e 35-të në fund të nëntorit...
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision