Bota
Teknologji bashkëkohore për kontroll në kufijtë e jashtëm të Shengenit

Përdorimi i teknologjive bashkëkohore, edhe më tej do t`i forcojë kontrollet në kufijtë e jashtëm të Shengenit. Shtetet Shengen do të vendosin një sistem të ri informacioni të përbashkët, për të kapur të dhënat nga udhëtarët nga vendet e treta, që hyjnë në zonën Shengen për një qëndrim të shkurtër, informon Albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, do të jetë e mundur të futen kontrolle të automatizuara udhëtarësh, në kufijtë e jashtëm të Shengenit. Në mbledhjen e 21 nëntorit 2018, Këshilli Federal miratoi një mesazh për këtë qëllim.
Në vitin 2021 do të futet sistemi i hyrjes/daljes (Entry/Exit-System, EES), i cili do të mundësojë marrjen e të dhënave në kufijtë e jashtëm nga shtetas të vendeve të treta, që hyjnë në zonën Shengen për një qëndrim të shkurtër ose që e lënë atë. Sistemi do të përfshijë gjithashtu çdo refuzim eventual të hyrjes. EES do të operojë në kufijtë e jashtëm të Shengenit dhe në rastin e Zvicrës, në aeroporte. Kontrollet e automatizuara ofrohen edhe përmes përdorimit të teknologjive bashkëkohore. Këto inovacione do të forcojnë më tej kontrollet e kufirit të jashtëm.
Këshilli federal zhvilloi një konsultim për këtë projekt, nga 14 shkurti deri më 21 maj 2018, transmeton Albinfo.ch. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve shprehën mbështetjen e tyre për projektin, të cilin Këshilli Federal megjithatë e plotësoi në disa pika në bazë të opinioneve të shprehura. Ai specifikoi se sa kosto do t`i vien në barrë Konfederatës, kantoneve dhe operatorëve të aeroportit.
Shtetet Shengen gjithashtu kanë mundësinë, nëse ata dëshirojnë, për të futur një program kombëtar për lehtësimin e formaliteteve nëpër kufinj (National Facilitation Programme, NFP)) për udhëtarët e shpeshtë. Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) realizoi një studim për të parë nëse kjo mundësi ishte me interes për Zvicrën, njofton Albinfo.ch. Studimi në fjalë, megjithatë tregon se një program i tillë nuk do të justifikohej, për shkak të kostove të personelit që do të shkaktonte për Konfederatën si dhe për kantonet. Prandaj, Këshilli Federal, për momentin ka vendosur të heqë dorë.
Disa pjesëmarrës në konsultim, gjithashtu kërkuan që përpunimi i të dhënave në EES të jetë në përputhje me objektivat e ndjekura. Edhe një herë, Këshilli Federal kryesisht ndoqi këtë kërkesë. Ai synon të vendosë standarde të mbrojtjes së të dhënave që korrespondojnë me ato të BE-së. Mesazhi tani duhet të dorëzohet në Parlament.
E-Diaspora
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri ...
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?