Turizëm
Një lloj i ri turizmi në Shqipëri, që duhet ta provoni patjetër
Një lloj i ri turizmi në Shqipëri, që me siguri edhe ju do të doni ta provoni të paktën një herë
Albert Kaleci është fituesi i këtij viti i “Start Up Now”. Ideja e tij e biznesit triumfoi mes ideve të tjera, po ashtu shumë interesante dhe u përzgjodh nga një juri e përbërë nga disa prej sipërmarrësve më të suksesshëm në Shqipëri. Alberti fitoi çmimin e parë prej 100,000 lekësh të reja, që do ta ndihmojnë për të nisur biznesin e tij. Ai është vetëm 27 vjeç dhe është mësues shkence i specializuar në lëndën Matematikë-Fizikë, si dhe udhërrëfyes në fushën e turizmit natyror. Në një intervistë për “Business Magazine”, Alberti është shprehur se ideja e biznesit lindi nga pasioni i tij për të eksploruar natyrën dhe fenomenet astronomike, e cila më vonë u kthye në një ide inovative dhe unike rreth astro-turizmit në Shqipëri, transmeton “classlifestyle.com”.
https://www.instagram.com/p/BqVUuwgnv46/?utm_source=ig_embed
Për të gjithë ata që nuk e dinë astro-turizmi është lloji i turizmit që ka të bëjë me vështrimin e yjeve. Të shumtë janë njerëzit që i adhurojnë yjet dhe trupat qiellorë dhe udhëtojnë vazhdimisht nëpër vende që ofrojnë një pamje spektakolare të tyre apo të eklipseve diellore, përcjell albinfo.ch.
Alberti i ka idetë të qarta dhe thekson se agjensia e tij, “AstroTourism Albania” do të jetë unike për nga lloji i saj, në të gjithë Ballkanin, që do të ofrojë ture astronomike, të cilat konsistojnë në vështrimin e yjeve dhe do të jetë një risi në fushën e turizmit në Shqipëri.
https://www.instagram.com/p/BqZlNgUnNnF/?utm_source=ig_embed
Edhe vizionin për 5-10 vitet e ardhshme e ka të qartë dhe shprehet se i imagjinon astro-turet të shpërndara në të gjithë Shqipërinë dhe në rajon.
Po ashtu, në planet e tij përfshihet ndërtimi i një observatori astronomik multifunksional, punësimi i 15 personave profesionistë, hapje kursesh për studentë nga universitetet e vendit dhe rajonit. Një lloj i ri turizmi në Shqipëri, që me siguri edhe ju do të doni ta provoni të paktën një herë!
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër Gjithnjë e më shumë zyra po qëndrojnë bosh në qytetet kryesore të Zvicrës. Megjithatë, numri i...
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë