Ekonomi
Gjermani: Me një pagë prej 1300 eurosh konsideroheni të varfër
Rreth tetë milionë punëtorë të margjinalizuar konsiderohen të varfër në Gjermani, sipas statistikave të fundit nga Agjencia gjermane e Punësimit, përcjell albinfo.ch.
Megjithëse ekonomia gjermane është në lëvizje të shpejtë dhe norma e papunësisë është në rënie në të njëjtën kohë, ekziston një fenomen i punësimit të paguar keq në kufirin e varfërisë sipas kritereve gjermane.
Më shumë se gjashtë milionë gjermanë tani mbështeten në fondet e ashtuquajtuara Hartz IV. Programi prej 416 euro në muaj, plus para për banim dhe shërbime komunale, përcjell albinfo.ch.
Një total prej 7.67 milionë shtetasish nuk punojnë me orar të plotë, sipas shifrave të Agjencisë Federale të Punës gjatë vitit të kaluar.
Rritja e numrit të punëtorëve të margjinalizuar në Gjermani (në miliona):
2014: 7.47
2015: 7.58
2016: 7.63
2017: 7.67
Edhe ata që kanë punë me kohë të plotë mund të gjejnë veten në një pozicion të pasigurt, shkruan “Focus”-i gjerman. Në të njëjtën kohë, pragu i varfërisë është vazhdimisht në rritje, prandaj gjithnjë duhet fituar diçka shtesë për të ruajtur statusin e mirëqenies.
Agjencia Federale për Punë gjen se fenomeni i varfërisë, pavarësisht vendit të punës, po rritet në Gjermani.
“Arkëtari po punon për një pagë neto prej 1300 eurosh, duhet të paguajë taksat, banimin dhe të kujdeset për një fëmijë. Nuk është varfëri”, tha Detlef Shile, kreu i Agjencisë së Punës në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025