Lajme
Merren vesh për formimin e asamblesë së mjekëve në diasporë
Në konferencën dyditore me mjekët shqiptarë të diasporës u themeluan gjashtë grupe punuese dhe u nxorën disa konkluzione. U konsiderua i nevojshëm formimi i asamblesë së mjekëve shqiptarë në diasporë
Në ditën e dytë të punimeve të konferencës “Mjekët Shqiptarë nga Diaspora” u nxorën disa konkluzione lidhur me zhvillimin dhe perspektivën shëndetësore në Kosovë. Pavarësisht se konferenca kaloi nën hijen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, megjithatë 115 mjekët e ardhur nga diaspora e konsideruan të suksesshme konferencën.
E organizuar nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, QKUK-në, Fakultetin e Mjekësisë të UP-së, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Akademinë e Shkencave Mjekësore të Kosovës dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë, konferenca me mjekët e diasporës, nxori 6 grupe punuese dhe tri konkluzione.
Në ditën e dyte të punimeve, konferenca themeloi gjashtë grupe të punës: “Grupi i parë për mjekësi familjare; Grupi i dytë i mjekësisë sekondare; Grupi i tretë i mjekësisë terciare; Grupi i katërt i shëndetit publik; Grupi i pestë akademik universitare, dhe Grupi i gjashtë i mjekësisë dentale”.
Gjatë punës së grupeve, në fund të kësaj konference u arritën këto konkluzione: “Formimi asamblesë së mjekëve shqiptarë në diasporë; Përgatitja e një draft/dokumenti i cili do të paraqes punën apo programin strategjik të gjashtë grupeve të themeluara; dhe caktimi i prioritete për punë e tyre gjatë viti 2013”.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë më shumë se 115 mjekë shqiptarë, specialistë të fushave të ndryshme në mjekësi, të cilët punojnë në vende të ndryshme të botës.
Ne konference ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve shëndetësore në niveli qendror dhe lokal si dhe mjekë nga Kosova.
“Qëllimi i kësaj konferencë ishte koordinimi i aktiviteteve dhe planeve që mjekët nga diaspora arritën ne këtë konferencë dhe me tutje te vazhdohet ne koordinimin e këtyre planeve përmes një zyre e cila do te themelohen nga MeD-i, ne mënyrë që përvoja e mjekëve të vëhet në dispozicion të sistemit shëndetësor në mënyre formale:, konsideron MeD.
Mjeket nga diaspora, siç thuhet, ishin aq konstruktiv në mirëkuptimin e situatës reale të sistemit shëndetësor, por dhe kritik në formën që prioritete për përkrahje dhe zhvillim të identifikohen.
Në fjalën përmbyllëse, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, u shpreh:
“Ne si Ministri, arritëm të bashkojmë për herë të parë mjekët tanë nga diaspora. Kjo konferenca mëton të jetë tradicional në mënyrë që këtë potencial të madhe që ka Kosova, këtë vullnet të madhe të mjekëve tanë, ta shfrytëzojmë në zhvillimin dhe avancimin e sistemit shëndetësore ne Kosovë”, tha në fjalën përmbyllëse ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli.
Ndryshe konferenca ishte parashikuar të zgjatë deri në ora 7:00 e mbrëmjes, por përfundoi në mesditë. E veçanta e këtij takimi, ishte se mediet kosovare nuk i kanë kushtuar rëndësi të madhe kësaj ngjarje, pavarësisht që ishte shumë e veçantë. Madje ky “injorim”, irritoi përfaqësuesit e MeD-it, të cilët akuzuan kryesisht RTK-në si televizion publik që nuk i dha hapësirë të duhur kësaj ngjarje.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?