Zhvillim
Afaristët grekë njihen me Kosovën
Ministri Beqaj iu premtoi afaristëve grekë se Qeveria do të mundohet t’i heq të gjitha pengesat për bizneset, duke bërë një ekonomi funksionale me rritje në sektorin privat
Rreth 100 afaristë grekë po qëndrojnë në Kosovë për të parë nga afër kushtet ligjore dhe ekonomike që ofron shteti më i ri në Ballkan për investime. Përfaqësuesit e institucioneve kosovare, ndërkaq i ftuan ata, që mos t’i shikojnë problemet politike, por të orientohen kryesisht në ato ekonomike.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj i ftoi ata që të vazhdojnë marrëdhëniet e mira me Kosovën dhe t’i zhvillojnë ato edhe më tutje në të ardhme. Ai tha se marrëveshjet konkrete mes dy ekonomive të bëhen edhe promotor i marrëdhënieve politike.
“Nga të dhënat që kam marrë rezulton që ne importojmë mjaft shumë nga Greqia, derisa kemi filluar të eksportojmë pak, por nuk është një sistem i qëndrueshëm për të pas marrëdhënie bilaterale, kështu që do të mundohemi të kemi një balancë më të mirë ekonomik mes Kosovës dhe Greqisë”, tha ai.
Ndërmjet dy vendeve, sipas ministrit Beqaj, ka relacione të mira ekonomike dhe Kosova është falënderuese ndaj Greqisë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës për të qenë pjesë e integrimit evropian.
Kreu i MZHE-së shprehu shpresën se Rezoluta e djeshme e Parlamentit Evropian për heqjen e fusnotës për Kosovën nga dokumentet do të ketë ndikim të madh në pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.
“Kjo është qasja më pragmatike dhe praktike që anëtarët që se kanë njohur Kosovën do të japin kontribut të drejtpërdrejtë jo vetëm në liberalizim të vizave po në përgatitjen e plote të Kosovës si shtet që do të sjell vlera evropiane në BE”, tha Beqaj.
Ekonomia e Kosovës, sipas tij, po rritet përkundër krizës me përkrahjen e sektorit privat, për shkak investimeve të mëdha që po ndodhin nga buxheti i Kosovës, ku 40 për qind i dedikohet investimeve kapitale bazuar në reforma.
Qeveria, sipas tij, do të mundohet t’i heq të gjitha pengesat për bizneset duke bërë një ekonomi funksionale me rritjen e aktivitetit në sektorin privat .
I pari i MZHE-së vuri në dukje se Kosova është duke u listuar mjaft lart krahasuar me vite e kaluara, 32 pozita më lartë në raportin e Bankës Botërore, që thotë se të gjitha procedurat tona janë zvogëluar, ndërsa premtoi se të merren të gjitha hapat e nevojshëm që bizneset të trajtohen mirë.
Ministri kosovar ua prezantoi afaristëve grek edhe relacioneve Kosovës me Adriatikun, që janë linja të mira për transportin e mallrave.
“Sot nga Kosova portin e Durrësit mund ta arrij për 2 orë e gjysmë, por kjo nuk do të jetë vetëm një rrugë që ekonomia jonë mundohet të dal në det, sepse ne do të vazhdojmë të kemi bashkëpunim edhe me portin e Selanikut, duke pasur parasysh që Qeveria e Kosovës këtë vit ka bërë një buxhet që të nis autostradën për Shkup”, tha ai.
Po ashtu ministri Beqaj i njoftoi afaristët grekë për konferencën e donatorëve në sektorin e energjisë efiçiente, të ripërtëritshme dhe dekomisionimin e TC Kosova A, që mbahet në maj.
“Kjo konferencë do të jetë me 14 maj dhe ftoj që të gjithë juve të merrni pjesë në mënyrë që në të ardhmen të shikohet ndonjë partneritet i mundshëm në projektet e energjisë solare, të erës, gazit”, deklaroi Beqaj.
Ndryshe, kjo ishte vizita e parë e afaristëve grek në Prishtinë në numër kaq të madh. Greqi, është një nga pesë shtetet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por i ka njohur vetëm pasaportat kosovare. Pavarësisht kësaj Kosova një sasi të madhe të produkteve i importon nga Greqia.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?