Lifestyle
Dua zgjedh Prishtinën para Londrës
Këngëtarja kosovare me famë, Dua Lipa, në një intervistë për BBC-në ka folur për projektet e saj të reja, jetën në Londër si dhe familjen e vendin ku ka lindur, Kosovën.
Dua vazhdon të shfaqë krenari për prejardhjen e saj, e kjo e bën ambasadore të artit muzikor në botë. Ajo ka treguar se është duke punuar në albumin e saj më të ri, edhe pse tërë kohën është duke performuar anembanë botës. Këngëtarja thotë se shumë shpesh inspirohet nga ngjarje të trishtuara e ndodhi të saj personale. E pyetur për jetën e saj si emigrante në Angli, Dua ka thënë se askush nuk largohet nga vendlindja me vetëdëshirë.
“Askush nuk largohet nga vendlindja e tyre me vetëdëshirë, por prapë jam me fat që kam jetuar në Londër dhe i kam përmbushur ëndrrat e mia. Kjo nuk iu ndodh emigrantëve shpesh”, ka thënë ajo.
Këngëtarja e ka quajtur Prishtinën shtëpi të saj, derisa e ka zgjedhur para Londrës. Dua, po ashtu, ka folur për kuptimin e emrit të saj, që për audiencën ndërkombëtare është e huaj.
“Në gjuhën arabe emri im do të thotë ‘Lutje’, ndërsa në gjuhën time amtare kuptimi i emrit ‘Dua’ qëndron për “Dashurinë”, ka theksuar ajo.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës