E-Diaspora
Nazmije Ismaili zgjidhet kryetare e liberalëve të rinj në Thurgau
Në mbledhjen me vizitorë rekord, shqiptarja Nazmije Ismaili u zgjodh si presidente e re e liberalëve të rinj të Thurgaut
Ajo u fut në gjurmët e Lukas Weinhappl, i cili liberalët e rinj i udhëhoqi për katër vite, thuhet në faqen e internetit të kësaj partie zvicerane, transmeton Albinfo.ch.
Lukas Weinhappl iu shpreh mirënjohje e madhe për shërbimet e tij e kryera në favor të liberalizmit “të ri”. Sabir Shemsi është takuar me Nazmijen dhe ka zhvilluar këtë intervistë.
Nazmije Ismaili, si duket jeta juaj e përditshme presidenciale?
Ashtu si edhe më parë, unë ende kam një vend pune dhe me këtë nuk ndryshohet asgjë (qeshet). Por po, jeta përditshmëria ime ka ndryshuar. Zyra e presidentit të partisë kërkon kohë dhe së bashku me bordin kam një përgjegjësi të madhe ndaj njerëzve dhe anëtarëve. Nëse nuk kemi takime, thirrje, ngjarje, jam në parapërgatitje ose i lexoj dosjet.
Cilat qëllime afatshkurtra dhe afatgjata i keni vendosur për vitet e ardhshme?
Qëllimi ynë në periudhën afatmesme është që të bëhemi partia më e fortë në Kantonin e Thurgaut. Kjo vlen edhe për zgjedhjet e ardhshme. Do të duhet shumë punë për të bërë këtë, por ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me këtë sfidë dhe t`i përveshim mëngët. Ne gjithashtu duam të organizojmë më shumë ngjarje ose të shkëmbejmë ide me popullatën gjatë shpërndarjes së fletushkave. Për më tepër, për mua është e rëndësishme t`i tregoj brezit të ri se sa i dobishëm është angazhimi. Unë dua t’i motivoj ata që të ndihmojnë në formësimin e të ardhmes sonë.
Cili është dallimi në mes të FDP-së dhe JFTG-së më së shumti?
Një nga dallimet më të mëdha është mosha dhe zakonisht të rinjtë e interesuar në politikë bashkohen me ne. Ne u ofrojmë atyre një platformë për t’u bërë politikisht aktivë në një moshë të re. Ne, liberalët e rinj, e kemi programin tonë të partisë dhe mendimet tona për çështjet politike i formojmë pavarësisht nga partia ëmë. Në shumë pikëpamje, të rinjtë janë më të guximshëm dhe më provokues se FDP-ja. Një ndryshim tjetër është kultura e përhapur e ndalimit nga ana e FDP. Për ne, termat e vetëpërgjegjësisë, vetëvendosjes dhe lirisë personale qëndrojnë në krye, të cilat janë edhe themeli i rëndësishëm i liberalizmit. Për këto arsye, ne e mbështesim parimin udhëzues për “ndalim të ndalesave”. Qytetarët nuk duhet të jenë nën patronazhin e ndalesave për të gjetur rrugëdalje në zgjidhjen e problemeve. Ata duhet personalisht të vendosin nëse duan të organizonjnë lojëra poker apo të konsumojnë kanabis. Për mua, thelbësore është të punoj ngushtë me FDP-në, pasi që për disa vite jam e përfshirë në bordin e FDP-së dhe në masë të madhe e ndaj mendimin e saj.
Cilat janë sfidat për Zvicrën liberale?
“Një nga sfidat më të mëdha është digjitalizimi. Pavarësisht nëse këtë e quajmë të mirë apo të keq. Fakti është se ajo është zhvilluar. Ne jemi të përkushtuar për të nxitur zgjidhje konkurruese dhe inovative dhe për të luftuar rregullat proteksioniste. Sfidat e tjera përfshijnë reformën e sigurimit të pensioneve dhe politikën europiane. Këtu duhet pranuar se partitë gjithnjë e më pak janë të gatshme për konsensus. Kjo të bën të mendosh, sidomos kur mirëqenia dhe siguria shoqërore varen nga këto biznese”, transmeton intervistën Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor