Shqipëria
BE-ja thotë se qershori 2019 është kalendari i qartë i Shqipërisë drejt BE-së
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel me përfaqësues të lartë të BE-së ka deklaruar se ekzekutivi shqiptar i mban të hapura dyert e dialogut në funksion të jetësimit të prioriteteve të rëndësishme për fatet e vendit, si reforma zgjedhore apo avancimi më i shpejtë i reformës në drejtësi.
Bushati rikonfirmoi qëndrimin e qeverisë dhe gatishmërinë e kryeministrit Rama për të mbajtur hapur derën e dialogut për të gjithë aktorët politikë në vend.
“Ne jemi të vendosur për të vijuar me procesin e reformave. Para nesh është një horizont dhe kalendar i qartë, qershori 2019. Uroj që bashkë me institucionet dhe vendet anëtare të BE-së të punojmë së bashku që këtë histori ta kthejmë në një sukses të përbashkët”, tha Bushati.
Duke u ndalur te reforma në drejtësi, ai u shpreh se “kjo reformë dhe procesi i Vetingut po sjell frytet e para.
E Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Eropian, Federica Mogherini, tha se viti 2019 do të jetë një vit i suksesshëm për Shqipërinë.
“Shqipëria vazhdon të luajë një rol konstruktiv në rajon. Kemi qenë të vendosur për t’i dhënë prioritet operacioneve në fushën e sigurisë. Ne mbetemi të vendosur që 2019 të jetë vit i suksesshëm për Shqipërinë, ashtu siç dëshirojnë qytetarët shqiptarë”, ka thënë ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 22 dhjetor...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit Në një vlerësim të publikuar të hënën, Fondi Zviceran i Sigurimit të Aksidenteve (Suva) thekson se...
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve