Jeta në Zvicër
Së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje
Duke nënshkruar Konventën e Stambollit, Zvicra është angazhuar për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Për të zbatuar këtë marrëveshje, është e nevojshme që qeveria, kantonet dhe shoqëria civile të punojnë së bashku.
Sot në Bernë, një konferencë kombëtare, e organizuar nga Zyra Federale për barazinë midis grave dhe burrave (BFEG), ka tubuar së bashku më shumë se 270 specialistë rreth këtyre dy temave.
Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, në Zvicër është një problem serioz i përditshëm, njëmbëdhjetë persona, përfshirë nëntë gratë dhe vajza vuajnë abuzime seksuale; dhuna në familje shkakton një vdekje përafërsisht në çdo dy javë; dhe çdo vit, rreth 27 000 fëmijë dhe të rinj janë të viktima kolateralë të dhunës në familje, informon Albinfo.ch.
Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit), në Zvicër hyri në fuqi më 1 prill 2018. Ajo inkurajon Konfederatën dhe kantonet, për t`i zbatuar në mënyrë sistematike, masat tashmë të miratuara dhe për të identifikuar fushat ku janë të nevojshme veprime të mëtutjeshme. Kompetencat kryesore në këtë fushë janë kantonale, të cilat janë përgjegjëse për mbrojtjen e viktimave, të inicojnë procedura penale dhe të marrin masa mbrojtëse. Sylvie Durrer, drejtore e BFEG, e hapi konferencën duke thënë se “të gjitha nivelet e shtetit duhet të japin kontributin e tyre në këtë sferë. Sepse vetëm një politikë e përbashkët do të na sjellë më afër qëllimit për një shoqëri pa dhunë”, informon më tej Albinfo.ch.
Sipas Jacqueline Fehr, këshilltare kantonale e Kantonit të Cyrihut, disa qasje të kontrollit kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje janë dëshmuar në terren: Bëhet fjalë për shembull, për shprehjen në të gjithë Zvicrën të obligimit të forcave të rendit që sa më herët të njoftohen me autorët e dhunës, të sigurojë ndihmë të fëmijëve të prekur sipas moshës së tyre, ose për të njohur më mirë ndihmën ndaj viktimave.
Kongresi kombëtar i organizuar nga BFEG ishte edhe rast për të nisur dy botime të reja. I pari ofron një pasqyrë të më shumë se 80 detyrave dhe aktiviteteve të ofruara nga pikëpamja e Konfederatës, për të konkretizuar Konventën e Stambollit, njofton Albinfo.ch. I dyti është një koncept implementimi që përcakton rolet e aktorëve të ndryshëm dhe bashkëpunimin ndërmjet Konfederatës, kantoneve dhe shoqërisë civile.
Këshilli i Europës rregullisht shqyrton zbatimin e konventës në shtetet e ndryshme pjesëmarrëse. Raporti i parë zviceran drejtuar Këshillit të Europës pritet nga fillimi i vitit 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra