Zhvillim
Francezët, interesohen për investime në industrinë e drurit
Përkundër imazhit të keq të Kosovës jashtë vendit, që lidhet kryesisht me korrupsionin, francezët pritet që së shpejti të vinë për të investuar në fushën e bujqësisë dhe të përpunimit të drurit
Siç thotë Afrim Ethemi, kryetar i Odës Ekonomike Frënge-Kosovare, në një intervistë për KosovaPress, që nga ekzistimi i kësaj ode, janë vënë shumë kontakte mes bizneseve, të cilat shumë shpejtë mund të konkretizohen me rezultate konkrete.
“Investitorët francezë kryesisht njihen si investitorë konservativ. Janë shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e bashkëpunimit me ndonjë vend, individ apo investitorë. Në kohën e fundit kemi pasur disa kontakte me bizneset franceze që kanë qenë të orientuar kryesisht në përpunimin e drurit dhe metalit. Ato mund t’i quajmë si biznese të vogla, nuk janë të mëdha. Ne jemi të interesuar që eksperiencat e agrikulturës në Francë t’i bartim në Kosovë. I tërë koncentrimi i Odës është i orientuar që sa më shumë biznese që merren me kultivime, me prodhime bujqësore me agrobiznese të fillojnë interesimin këtu”, ka thënë Ethemi.
Ai ka shtuar se janë duke vazhduar disa kontakte në këtë fushë kështu që janë afër një rezultati të mirë.
Ethemi ka përmendur edhe krizën ekonomike, për të cilën thotë se ka ndikuar në Francë edhe pse jo si në disa vende të tjera por, sipas tij, ka indikacione që biznesi francez mund të dislokohet nga një vend në tjetër, duke mos e përjashtuar as Kosovën.
“Këtu ka shumë pengesa që për fat të mirë po përmirësohen. Pengesa kryesore është pasiguria, e cila është ende e pranishme jashtë Kosovës, ku kemi shumë dilema se si është ky vend. Pastaj kemi edhe një imazh negativ që nuk është zbehur, siç është korrupsioni e që ne nuk mund të avokojmë që të themi ka ose jo. Këto probleme paraqiten tek investitorët francezë. Është krijuar ky imazh, po mundohemi të rregullojmë por është shumë vështirë. Pastaj kemi problem tjetër që krejt këto ofrime shërbimesh shkojnë në nivele qendrore e që ndoshta duhet të barten pak edhe në nivele lokale, ku komunat apo individët të kenë qasje me investitorin francez ku aty mund të krijohet një bashkëpunim më i afërt dhe një siguri që mund t’i kënaqë investitorët. Këto janë disa nga problemet, se ka shumë probleme”, ka thënë ai.
Ethemi deklaron se nëse asgjë tjetër nuk është bërë, kontakte mes bizneseve franceze dhe kosovare janë rritur shumë. Madje tregon fushat në të cilat i kanë orientuar bizneset franceze e që, sipas tij, shpejtë do të vijnë për të investuar në ato fusha.
“Në kohën e fundit jemi të përkushtuar shumë në bujqësi dhe përpunimi i drurit. Por tash do provojmë që disa repartet metalurgjike që ekzistojnë në Kosovë e që për fat të ke janë tërësisht të bllokuara që edhe ato t’i promovojmë”, ka thënë ai.
Oda Ekonomike Frënge-Kosovare në Kosovë kontribuon që të përmirësojë mjedisin e biznesit e po ashtu edhe në tërheqjen e investitorëve të huaj. Kjo Odë vepron tashmë prej një viti.
Këtë vit pritet që bizneset kosovare, përmes kësaj Ode, të përfaqësohen në një forum të nivelit botërore e që mbahet në Turqi, ku do të marrin pjesë rreth 6 mijë biznese nga mbarë bota, shkruan kosovapress.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?