Autotech

Edhe Parisi ndalon veturat e vjetra

Metropoli i Parisit të madh (MGP) ka votuar ndalimin e qarkullimit të automjeteve me nivelin më të lartë të ndotjes që nga korriku i 2019, si për automjetet dizel mbi 18 vite në qarkullim dhe me benzinë mbi 21 vite, brenda hapësirës së A86 në rajonin e Parisit.

“Duhet të dëshmojmë vullnet kolektiv”, deklaroi përpara deputetëve kryetari i MGP-së, Patrick Ollier, duke cituar 5 000 deri në 6 000 të vdekur nga ndotja çdo vit në rajon, transmeton “ATSH”.

Për të qenë përfundimtare, masa do të bëhet objekt i konsultimeve me banorët e çdo komune dhe 79 drejtuesit e bashkive të përfshira duhet më pas të marrin vendimet, përcjell albinfo.ch.