Shqipëria

Largimi i shqiponjës në Tiranë ngjall reagime të shumta

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me largimin e “shqiponjës”  tek zona e Doganës në Tiranë.

“Për Ramën, çfarë nuk sjell para në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazmë dhe nën sekuestro” deklaron Basha.

E Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar vulgaritet vendosjen e shqiponjës në hyrje të Tiranës.

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund ra”, shprehet kryeministri Rama.

Heqja e shqiponjës u bë pasi në këtë zonë ka nisur puna për ndërtimin e një prej segmenteve të Unazës së Madhe të Tiranës, ku dhe është parashikuar të ndërtohet një mbikalim për automjetet