Albinfo plus

Ekskluzive, njihuni me aktorët e “O Sa Mirë” në Zvicër

Kanë filluar provat dhe xhirimet e sezonit të ri të serialit të shumëpëlqyer komik, “O Sa Mirë”, edicioni për diasporë.

Se si kanë shkuar xhirimet, ekskluzivisht për albinfo.ch tregon aktori i njohur, i cili është edhe producent i këtij seriali për diasporë.

Aktori i mirënjohur kosovar, Jeton Zogjani është befasuar me përgatitjen e aktorëve të diasporës.

Edi Kastrati, aktori i cili njihet për rolin e Arbnorit, “gjakovarit” në serialin “o Sa Mirë” ishte pjesë e xhirimeve në një shkollë në Cyrih.

Ai tha për albinfo.ch se kjo që po bëjnë është më së paku nga ajo që meriton diaspora shqiptare.

Seriali i njohur me klasën e saj në Zvicër do të ketë gjashtë aktorë të rinj që vijnë kryesisht nga diaspora, Zvicër dhe Gjermani.

albinfo.ch sjell eksluzivisht për lexuesit e saj të gjithë aktorët e rinj të diasporës, që janë aktorë me përvojë dhe kanë luajtur nëpër shfaqje dhe filma të ndryshme jashtë Kosovës.

Ngjarja e serialit që zhvillohet në një kolegj me studentë e profesorë, është e ideuar për të mbledhur aktorë nga të gjitha trevat ku flitet gjuha shqipe, është ndër serialet më të popullarizuara shqiptare.

Epizodi i parë i serialit «O Sa Mirë” me klasën në diasporë do të shfaqet për herë të parë të dielen tjetër, ndërsa do të transmetohet rregullisht çdo javë nga ora 21.

“O sa mirë në Diasporë” vjen si bashkëpunim i Gurmania në Kosovë, si dhe Plan K në Zvicër.