E-Diaspora
“Shota” feston 25 vjetorin e themelimit
Në këtë eveniment festiv, artistët e talentuar të kësaj shoqate dhanë një shfaqje kulturore nga repertori i pasur i saj
Më 10 nëntor u organizua në Schlieren të kantonit të Cyrihut festa e 25 vjetorit te krijimit të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota”.
Në këtë eveniment festiv, artistët e talentuar të kësaj shoqate dhanë një shfaqje kulturore nga repertori i pasur i saj.
Ceremonia u hap me një përkujtimore për artistin e madh, themeluesin e kësaj shkolle, Agron Bajramin, i cili ndërroi jetë para disa muajsh.
Ceremoninë e përshëndeten Ambasadorja e Kosovës, Nazane Breca, i ngarkuari me pune i Maqedonisë, Halim Hyda, ish-ambasadori i Shqipërisë, Vladimir Thanati, etj, njofton Ambasada e Shqipërisë në Zvicër në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori i Shqipërisë, Iliri Gjoni, në fjalën e tij nënvizoi rolin dhe kontributin që shkolla e vallëzimit “Shota” ka dhënë e jep në promovimin e traditës kulturore shqiptare, në rolin e saj edukativ për brezin e ri të diasporës dhe përçimin e vlerave tona kombëtare në Zvicër.
Ambasadori Gjoni në emër të ambasadës së RSH në Zvicër i dorëzoi zonjës Lirie Bajrami, Drejtoreshë e Shkollës, Certifikatën e Mirënjohjes me motivacion për kontribute të shquara në promovimin e vlerave kombëtare.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje