Bota
Italia akuzon Maltën se po i dërgon anije me migrantë
Ministri i Brendshëm i Italiasë, Matteo Salvini ka akuzuar autoritetet malteze se po u ndihmojnë anijeve me migrantë që të arrijnë në Itali, në vend se t’i pranojnë ata në shtetin e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që një udhëheqës i partisë italiane të ekstremit të djathtë, partisë League, akuzon Maltën se po u shmanget përgjegjësive, kur bëhet fjalë për trajtimin e fluksit të vazhdueshëm të migrantëve nga Afrika e Veriut, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Sipas ministrisë së udhëheq Salvini, të enjten, autoritetet italiane kishin njoftuar partnerët e tyre maltezë se një anije me 13 migrantë ishin në ujërat malteze dhe kishin nevojë për shpëtim, pasi mjeti me të cilin lundronin kishte mbetur pa karburant.
E njëjta anije kishte arritur në Lampedusa të Sicilisë të premten dhe migrantët u kishin thënë autoriteteve italiane se ata janë ndihmuar në det nga persona me uniformë “si të rojës bregdetare” të Maltës.
Në deklaratë, Salvini e quajti këtë “akt armiqësor”.
“Disa shtete anëtare të BE-së nuk dua t’ia dinë për migrantët dhe na i sjellin ne, përderisa Brukseli po na kërcënon për sanksione rreth buxhetit tonë. Ne nuk do të frikësohemi”, tha ai.
Qeveria e re në Romë – që erdhi në pushtet në qershor – ka ndaluar ankorimin në portet e saj të anijeve të shpëtimit, të cilët ndihmojnë migrantët, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Në anën tjetër, ministri i Brendshëm maltez, Michael Farrugia i bëri thirrje Salvinit që të mos e kritikojë Maltën se nuk po kryen detyrat e saj, por të fillojë të shikojë se çfarë mund të bëjë më shumë Italia, sa i përket sigurisë së migrantëve në det.
“Është Italia që vazhdimisht dështon t’u përmbahet konventave ndërkombëtare për kërkim-shpëtim. Malta gjithmonë ka respektuar detyrimet e saj”, tha Farrugia.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë