Futboll

Dardania e Lozanës në zonën e mbijetesës në Ligën e 2-të ndër-rajonale

FC Dardania e Lozanës bashkë me FC Kosovën e Cyrihut janë dy ekipet me më shumë përvojë në ligën e 2-të Ndër-rajonale (Interregional) të Zvicrës.

Përvoja ndihmon për të arritur suksese tjera dhe kjo i ndihmoi Kosovës që sot garon në ligën e parë, kurse te FC Dardania nuk ka kishte ndonjë efekt më të madh.

Gjashtë sezone me radhë FC Dardania luan në këtë ligë, fillimet i ka kishte më lartë, e ndërkaq me kalimin e sezoneve rezultatet dhe pozitat janë në rënie.

Pjesa e sezonit vjeshtor është mbyllur me rezultat shumë të dobët, në vendin e parafundit me vetë 11-të pikë. Që rezultatet çalojnë dhe ekipi ka probleme, sidomos në zonën e mbrojtjes ku në 13-të takime janë pranuar 50-të gola, vetëm 3-e fitore, 9-të humbje dhe 1 barazim, kjo është e dukshme.

Mbijetesa mund të vihet në rrezik në rast se pushimi deri në fillim të kampionatit nuk përmirësohen gabimet. FC Dardania ka një përvojë 6-të vjeçare në ligën ku garon.