Turizëm
Hotelet në Shqipëri fillojnë përgatitjet për sezonin e vitit të ardhshëm
Më 8 nëntor, në ambientet e Hotel “Luani-A Spa & Wellnes”, u organizua një mbrëmje miqësore, me qëllim jo vetëm promovimin e ambienteve të mrekullueshme të këtij biznesi, por edhe për të hapur një derë të re bashkëpunimi për sezonin e ri turistik 2019.
Të pranishëm në këtë event ishin përfaqësues të Shoqatave të ndryshme të Bizneseve, Agjensi turistike si dhe përfaësues të institucioneve publike, ku në vecanti na nderoi pjesëmarrja e Drejtorit të Marketingut të Agjensisë Kombëtare të Turizmit, z. Nardi Maci si dhe Konsullit të Nderit të Ukrainës në Shqipëri, z. Bledi Barajktari.
Gjatë kësaj mbrëmje, kryetari i Shoqatës se Restoranteve Shqiptare, z.Kujtim Dervishi vlerësoi me certifikatë mirënjohje z. Sandër Luani, për kontributin e tij të veçantë në fushën e turizmit në Shqipëri.
Në fund, por jo nga rëndësia u shprehen falënderime për Albinfo.ch për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në Revistën “Shqipëria përtej Bregdetit”, si dhe për të gjithë bashkëpunëtorët e partnerët tanë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











