Integrimi
Shqiptari akuzohet për vrasjen e të shoqes dhe për sulm fizik ndaj mjekut
Veprat me të cilat ngarkohet ri janë: vrasje e kualifikuar, kërcënim, detyrim, lëndim i lehtë trupor si dhe dhunë dhe kërcënim ndaj personave zyrtarë. Prokuroria ka kërkuar një dënim me 19 vjet heqje lirie
Në nëntor të vitit 2011, shqiptari sot 46 vjeçar nga Kosova kishte shkelur qëllimisht bashkëshorten e tij me veturë dhe pas kësaj, të lënduar rëndë, sipas aktakuzës, e kishte goditur atë me shufër hekuri deri sa ajo kishte dhënë shpirt. Pastaj ai kishte ikur nga vendi i krimit dhe është arrestuar më vonë. Që nga ajo kohë kosovari ndodhet në paraburgim ndërsa gjykimi do t`i bëhet në Gjykatën e Qarkut të St. Gallenit më 29 prill.
Por, akuzës për vrasjen e bashkëshortes do t`i shtihet edhe ajo për sulmin fizik që ai, si i burgosur në një bug regjional, ka bërë kundër mjekut. Sipas padisë, 46 vjeçari në fund të janarit të këtij viti kishte kërkuar nga mjeku zyrtar i burgut një termin te psikiatri. Kur mjeku i kishte thënë se një vendim i tillë është kompetencë e prokurorit, i burgosuri e kishte sulmuar. Në ikje e sipër, mjeku kishte pësuar lëndime të lehta.
Veprat penale me të cilat ngarkohet tash kosovari janë: vrasje e kualifikuar, kërcënim, detyrim, lëndim i lehtë trupor si dhe dhunë dhe kërcënim ndaj personave zyrtarë. Prokuroria ka kërkuar një dënim me 19 vjet heqje lirie për të gjitha këto vepra.
Në padinë kundër kosovarit qëndron se në mes tij dhe bashkëshortes tashmë të ndjerë kishte pasur shpeshherë konflikte me ç`rast ai e kishte kërcënuar atë edhe me vrasje. Ndërsa në fillim të vitit 2011 ai kishte marrë vesh se ajo mbante lidhje me një kolegë pune. Në pranverë të atij viti, kosovari i kishte vënë gruas së tij thikën në qafë duke e kërcënuar se do t i priste kokën. Por, pasi që në mes u kishte hyrë e bija, viktima kishte mundur të ikte.
Pas kërcënimeve të tjera, gruaja së bashku me vajzën kishte dalë të banonte në një banesë tjetër.
Sipas padisë, dorasi ndjehej i prekur në nderin e tij dhe kishte vendosur të vriste si gruan ashtu dhe dashnorin e saj. Ai e kishte ndjerë veten të detyruar nga “rregullat e kanunit” të vepronte kështu.
Deri në një vendim të plotfuqishëm gjyqësor, ashtu si he në çdo procedurë tjetër, për të akuzuarin vlen parimi pafajësisë. Gjykimi më 29 prill do të bëhet pa praninë e publikut.
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të krijojë “axhendë bazë shëndetësore” Kujdesi bazë mjekësor është një nga shtyllat e sistemit të kujdesit shëndetësor, i karakterizuar nga trajtimi...
-
Gratë në Zvicër po u afrohen gjithnjë e më shumë pagave të burrave
-
Zviceranët nisin iniciativën e kujdesit shëndetësor
-
Ndryshime të mëdha në orarët e trenave në Zvicër
-
Përparim i madh në ndërtimin e tunelit të Cyrihut për lehtësimin e përmbytjeve